• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohen detaje nga jeta e mbretëreshës, ushqimet e preferuara dhe si dëshiron ajo të konsumojë darkën

Së fundmi është publikuar libri i Charles Oliver, ish-kuzhinierit të Madhërisë së saj, që mban emrin “Dinner at Buckingham Place”. Në faqet e tij janë zbuluar detaje shumë interesante për mbretëreshën dhe familjarët e saj, po ashtu edhe për protokollet mbretërore.

Një nga detajet që i ka habitur të gjithë është fakti që Madhëria e saj nëse nuk e konsumon darkën në shoqërinë e miqve apo të ftuarve, ha në privatësi me dritë shumë të ulët dhe me qirinj në tavolinë. Gjithashtu një detaj shumë interesant për preferencat ushqimore është fakti që as Mbretëresha Elisabeth as bashkëshorti i saj Charles nuk i konsumojnë midhjet. Çdo i ftuar i tyre është i njohur me këtë fakt dhe askush nuk mund ta kundërshtojë.

Ndërsa kur vjen puna tek pija, Madhëria e saj pi shpesh një gotë verë të kuqe ose të bardhë, ndërsa në raste të tjera lëng portokalli. /revistawho.com