• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Young Zerkës i kopjojnë këngën, këngëtari demaskon artistin publikisht

Kopjimi i këngëve apo qoftë edhe një fraze të shkurtër muzikore, është kthyer tashmë në një problem të zakonshëm në këtë industri. Ndodh rëndom që artistët e huaj apo shqiptarë të marrin diçka nga njëri-tjetrit, duke cenuar kështu edhe të drejtën e autorit. Së fundmi Young Zerka është përballur me një problem të tillë, sepse një DJ i huaj ka kopjuar këngën e tij. Megjithatë artisti shqiptar nuk e ka lënë në heshtje këtë gjë, sepse ka vendosur ta demaskojë publikisht DJ në fjalë. Young Zerka ka publikuar këngën e kopjuar në profilin e tij në ‘Instagram’ dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Na grin duke na vjedhur dhe kopjuar… Në fund të fundit mbase më shumë lek bëhen duke kopjuar sesa duke krijuar! Të mira YZ”.

Kënga e cila është kopjuar është “Ting Ting” të cilën Youjng Zerka e ka publikuar gati 4 muaj më parë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari shqiptar has një problem të tillë, sepse më herët një artist nga Serbia vodhi këngën “Harem” të Zerkës. /revistawho.com