• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ylli Limani vlerësohet nga këngëtari i njohur pas koncertit në “Colour Day Festival”: Çdo brez ka nevojë për heronj

Ylli Limani ishte një nga të ftuarit special në “Colour Day Festival” ditën e djeshme. Atmosfera arriti kulmin sapo emri i këngëtarit të njohur u tha nga prezantuesit. Sigurisht një pjesë e madhe e të rinjve kënduan njëzëri me të. Pas mbrëmjes emocionuese, vetë Ylli ka publikuar një video nga festa duke zbuluar pak nga atmosfera që pushtoi sheshin “Nënë Tereza”. “Pa fjalë”,-shkroi këngëtari plot emocion.
Komentet nuk munguan, por këtë herë vëmendje tërhoqi këngëtari Sidrit Bejleri. “Çdo brez ka nevojë për heronjtë e vet në muzikë dhe ti bën muzikë të mirë. Bravo”,-shkruan ai.
Ylli Limani nuk është komentuar pozitivisht për herë të parë nga kolegë të tij, por me siguri ky vlerësim është i veçantë për vetë rëndësinë që ka Sidriti në skenën shqiptare.