• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Modë

Yjet që u veshën pothuajse njësoj në “Met Gala” (FOTOT)

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në një mbrëmje dhe të shikoni dikë tjetër të jetë veshur njësoj ose pothuajse si ju? Nëse jo, jeni me fat. Por në një event ku mblidhen yjet më të famshëm të Hollywood-it, siç është “Met Gala” ndodh edhe që dy aktore apo këngëtare të jenë veshur pothuajse njëlloj saqë edhe ato vetë me siguri janë penduar që kanë veshur atë veshje. Bëjmë shaka! Ato nuk e vrasin shumë mendjen. Megjithatë në listën e mëposhtme bëjnë pjesë yje që nuk do jua merrte mendja se veshja e tyre mund të ngjasonte me një tjerër, si për shembull Rihanna./revistawho.com

Seriozisht?! Claire Danes e veshur me Monse dhe Jourdan Dunn e veshur me H&M. Pantallona, këmishë, veshje e ç’rregullt, flokët e kapura. Ka më?!

Rihanna dhe Caroline Kennedy të veshura me Comme des Garçons. Lule, lule, lule.

Meqë janë edhe shoqe të ngushta duhet ta kenë bërë me fjalë. Rrjetë,xixa dhe të pasmet zbuluar. Bella Hadid e veshur me Alexander Wang dhe Kendall Jenner me La Perla.

Jo fustani, por çizmet nga Balenciaga i kanë dhënë tjetër pamje veshjes së Salma Hayek dhe Lily Aldridge.

Haley Benney e veshur me Dolce & Gabbana dhe Kylie Jenner e veshur me Versace. Mirë që fustani i Haley nuk është aq i tejdukshëm sa i Kylie-t.