• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhensila Myrtezaj shkëlqen në skenën e “The Voice Kids”, zbulon surprizën e madhe për fansat

Xhensila Myrtezaj ka disa muaj që nuk është prezente në spektaklet muzikore, por sot pas një mungese të gjatë u shfaq për herë të parë në skenën e “The Voice Kids”. Këngëtarja ishte e ftuar speciale për të performuar në natën gjysmëfinale të spektaklit më të ndjekur për fëmijë. E veshur me një kostum të bardhë dhe në formë të shkëlqyer fizike, Xhensila arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Ajo këndoi dy këngë, “Çelësi i zemrës” dhe një pjesë nga bashkëpunimi më i fundit me Pirro Çakon, “Sekreti im”.

Në fund të performancës ajo u shpreh se i është mirënjohëse ‘Top Channel-it’, që i ka dhënë mundësi të shumta asaj dhe Bes Kallakut në fillimet e karrierës. Më pas Xhensila zbuloi se shumë shpejt do të publikojë një album, një trend shumë i përhapur kohët e fundit në radhët e artistëve. Siç duket tashmë që kanë kaluar 8 muaj nga lindja e vogëlushes, Ajka, Xhensila ka vendosur të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE