• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhensila dhe Besi nisin pushimet, kalojnë kohën më të bukur me vogëlushen e tyre

Ky sezon ka qenë i mbushur me angazhime të shumta për Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun. Xhensila ka qenë pothuajse çdo mbrëmje e ftuar në ‘clube’ të ndryshme për të kënduar, ndërsa Besi nga ana tjetër është marrë me xhirimet e filmit të tij ‘Falco’. Megjithatë ata kanë gjetur mundësinë që disa orë t’ja dedikojnë edhe vogëlushes së tyre, Ajkës. Ditën e sotme Xhensila ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën duket se ka nisur pushimet së bashku me Besin dhe vajzën. Këngëtarja nuk e ka bërë të ditur se në çfarë vendi po pushojnë, por siç shihet kanë zgjedhur detin si një vend perfekt për prindërit me fëmijë të vegjël. Në video Besi shfaqet duke mbajtur në krahë Ajkën, diçka që tregon se është një baba shumë i përkushtuar.

Pak javë më parë çifti i njohur i showbiz-it festuan 1-vjetorin e lindjes së vajzës në një festë të madhe mes miqsh dhe të afërmish. Në ditën e lindjes së Ajkës, Xhensila dhe Besi publikuan për herë të parë portretin e plotë të vogëlushes. /revistawho.com