• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Xhemre” zbulon skenën që nuk e bënte dot në serial: Isha në ankth

 

“Xhemre” është një nga vajzat e serialit “Lule të vetmuara”, një serial shumë i ndjekur që prej gati një muaji transmetohet në TV Klan. Rolin e Xhemres e luan aktorja Hazar Motan. Sot është 29 vjeç, por aktorja ishte vetëm 24 vjeç kur e luajti këtë rol dhe ishte seriali i saj i parë. Në një intervistë Hazar Motan ka treguar se skenat në fillim të serialit e kanë bërë të dyshojë tek aftësitë e saj në aktrim. “Në episodin e parë, skenat janë shumë prekëse sepse ka shumë emocion dhe dramë. Mendoja që nuk di ta bëj këtë punë dhe u shqetësova. Më pas mora shumë vlerësim nga skena në funeral dhe fillova të besoj tek vetja më shumë”-ka treguar aktorja. Hazar Motan ka treguar gjithashtu se për shkak të rolit në serial ka pasur edhe ankth. “Kam ndjerë ankth dhe një shqetësim të madh sepse roli që unë luaj është shumë prekës dhe pesimist. Isha e shqetësuar nëse mund ta bëja por faleminderit mësueses time dhe regjisorit”-është shprehur aktorja./revistawho.com