• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Lajme

Will Smith heq flamurin e Kosovës nga postimi me Era Istrefin, e zëvendëson me atë të Shqipërisë

Kënga ‘Live it up’ që është kthyer në kryefjalën e mediave botërore ka nisur rrugën drejt suksesit. Me shumë krenari Era Istrefi ka treguar për bashkëpunimin me Will Smith, Dj Diplo dhe Nicky Jam duke e konsideruar si një nga projektet më të rëndësishëm deri tani. As postimet nga Will Smith nuk kanë munguar në lançimin e këngës. Në postimin e bërë për këngën ai ka bërë ‘tag’ edhe Erën dhe krahas saj ka vënë flamurin e Kosovës. Por më vonë ai e ka ndërruar atë duke e zëvendësuar me flamurin e Shqipërisë.

Kujtojmë se këngëtarja Era Istrefi në fillim të 2017 ka marrë nënshtetësinë shqiptare me një dekret të veçantë nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani. Asokohe ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur që mundi të merrte pasaportën shqiptare sepse do ta kishte shumë më të lehtë të lëvizte në disa vende të botës pa nevojën e një vize për një përfaqësim të denjë të shqiptarëve./revistawho.com

CLOSE
CLOSE