“WhatsApp” ka bërë ndryshimin që të gjithë po prisnit. Tani pa lejen tuaj askush nuk mund t’ju fusë në një grup. Shpesh bisedat në grupet e ‘WhatsApp’ bëhen të bezdisshme, sidomos kur nuk dëshiron të jesh pjesë e tyre. Dikush ju ka futur pa konfirmimin tuaj dhe ju jeni të ‘detyruar’ të jeni pjesë e tij. Sipas “WABetaInfo”, tani para se të bëheni pjesë e një grupi do ju vijë një njoftim që ju duhet ta aprovoni. Ky hap është marrë nga kompania për shkak të mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve. Në këtë mënyrë të gjithë kanë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe të tjerët nuk mund ta shkelin privatësinë tuaj./revistawho.com