• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vogëlushja e Emina Cunmulaj në hapat e mamit, një ‘shofere’ e zonja që tani

Emina Cunmulaj është një nga personazhet publikë shqiptarë më të dashur dhe kjo për shkak të thjeshtësisë që ajo ka treguar herë pas here në daljet e ndryshme publike. 34-vjeçarja ka qenë pjesë e revistave më prestigjioze ndërkombëtare, ndonëse pas momentit kur u bë nënë për herë të parë, vendosi t’i përkushtohej plotësisht familjes së saj. Cunmulaj ka ndarë gjithmonë me ndjekësit momente të ndryshme, si festat e ëmbla të ditëlindjeve të dy vogëlusheve të saj, apo momentet e pushimit.

Pak më parë ajo ka publikuar një video ku duket se është duke mësuar vajzën e saj, Ella, të ngasë makinën. Vajzat kanë kaluar një eksperiencë të bukur teksa Emina është kujdesur të ruajë dhe kujtime duke regjistruar me video këto momente të veçanta.

Kujtojmë se pavarësisht se Cunmulaj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është rikthyer herë pas here në vendlindje, duke dhënë intervista të cilat janë pëlqyer jo pak nga të gjithë fansat për shkak të sinqeritetit të modeles./revistawho.com