• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vogëlushi i Egla Harxhit feston ditëlindjen e parë, ish-miss Shqipëria publikon foton emocionuese

Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi, një vit më parë përjetoi emocionet më të bukura për një nënë. Në javën e parë të Vitit të Ri, ajo solli në jetë vogëlushin e saj , të cilin e pagëzoi me emrin Luçifer. Lajmin për mediat e bënë të ditur partneri i saj Ale dhe ish-partnerja Alesia.
Vogëlushi sot feston ditëlindjen e tij dhe këtë ditë të veçantë Egla ka zgjedhur ta kujtojë me foton më emocionuese.
Ish-missi ka publikuar në ‘Instastory’ foton e parë që ka shkrepur me të birin nga salla e lindjes.
“Kur të mora për herë të parë në krahë, 06.01.2018”,- shkruan Egla.
Kujtojmë se bukuroshja shqiptare ka bërë bujë në media për shkak të marrëdhënies së saj treshe, pavarësisht se, ‘nëna e dytë’ e Luçifer, Alesia vendoi të heqë dorë nga kjo histori, pak muaj pasi ai erdhi në jetë./revistawho.com