• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vogëlushi e pyet se kur do të vijë Princ Harry, Meghan Markle i bën të gjithë të qeshin me përgjigjen e saj

Ditën e djeshme Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vizituar shkollën fillore katolike ‘St. Vincent’ në Acton, Londër. Sipas ‘People’, Harry takoi një djalë 4-vjeçar, i cili e pyeti se kur do të vinte Princ Harry, pa e dalluar se ai ishte vetë princi.

Në këtë moment Meghan Markle pati reagimin më të bukur dhe spontan, duke i thënë djalit se ai është Harry i vërtetë, thjesht ka ndryshuar modelin e flokëve. Kjo situatë nuk ka shpëtuar pa të qeshurat e të gjithë njerëzve që ishin prezent në takim.

Harry takoi shumë studentë të tjerë, të cilëve ju shpjegoi edhe shtatzëninë e dukeshës.

Kujtojmë se pak ditë e ndajnë çiftin mbretëror nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të parë./revistawho.com