Gjatë javës që po lëmë pas, këngëtarja Aurela Gaçe është nderuar nga qyteti i saj i lindjes me çmimin “Protagonistja e Vitit”, pas kontributit të dhënë për familjet e përmbytura në Vlorë… Vetë Gaçe është shprehur mirënjohëse për vlerësimin e marrë në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Mbrëmë në Vlorën time. Uroj që të vazhdoj t’ju bëj krenare e të kem fuqi që të jap nga vetja, jo vetëm sot. Faleminderit qyteti im, faleminderit për përzgjedhjen ‘Bashkia Vlorë’”, – ka shkruar Aurela. Ndërkohë që vetëm një ditë pas këtij çmimi, gazetari Enrik Mehmeti, iniciator i fushatës “E dua Vlorën” ka publikuar letrën prekëse të një nëne kushtuar këngëtares së madhe të skenës shqiptare.
“Kjo zonjë mes meje dhe Aurelës quhet Rina dhe pas kësaj buzëqeshjeje fshihet një dhembje shumë e madhe. Prej dy vjetësh është ndarë nga jeta bashkëshorti i saj ku për pasojë po rrit e vetme 3 fëmijë jetim në një gjendje të vështirë ekonomike. Sikur të mos mjaftonte, banesa e saj u dëmtua nga shirat e tetorit të vitit të kaluar duke shtuar akoma më shumë vështirësitë e jetesës me fëmijët e vegjël. Për riparimin e tavanit të banesës, ajo ishte një prej familjeve që i shkuan një pjesë e të ardhurave nga koncerti ‘E DUA VLORËN’, i cili pati një mbështetje shumë të fortë nga Aurela Gaçe, një prej njerëzve që i gjendet gjithmonë pranë kauzave të tilla. Rina për të shprehur falenderimin e saj këmbënguli që këto rreshta falenderimi t’i ndante me të gjithë, letër të cilën ia dorëzoi në dorë Divës sonë të mirë dhe me shpirt të bukur, Aurelës. Është një letër prekëse ku dhembja gërshetohet me falenderimin e kësaj zonje të nderuar dhe të fortë”, – shkruante në “Facebook” gazetari Mehmeti.
Për më shumë lexoni letrën e Rinës, drejtuar këngëtares së dashur të skenës shqiptare, e cila është bërë gjithmonë pjesë e kauzave të bamirësisë dhe për këtë meriton falenderimet e të gjithëve ne…