• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vjollca Hoxha feston 50-vjetorin, Lori publikon pamjet nga festa dhe i kërkon publikisht diçka  

Pronarja dhe njëkohësisht presidentja e ‘Top Channel’, Vjollca Hoxha feston ditën e sotme përvjetorin e 50-të të lindjes.

E para që e ka uruar publikisht ka qenë Lori, e cila ka publikuar një video të saj me tortën e ditëlindjes. Me shumë gjasa kjo video është shkëputur nga festimet e familjes së njohur. Në postimin e së bijës, Vjollca shfaqet shumë e buzëqeshur, jo më kot, Lori i ka kërkuar publikisht atë që çdo fëmijë dëshiron të shohë tek nëna e tij. “Buzëqesh përgjithmonë Ma”,-shkruan ajo. Në këtë mënyrë, Lori ka zgjedhur ta urojë të ëmën, me pak fjalë, por me shumë emocion.

Festa sapo ka filluar dhe surprizat për Vjollcën me siguri do vazhdojnë edhe gjatë ditës. /revistawho.com