• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Viti 2019 ribashkon grupet më në zë, zbuloni grupin që kthehet në skenë pas 6 vitesh

Grupi i njohur i këngës hit ‘Burnin’ up’ , ‘Jonas Brothers’, kanë pothuajse 6 vite që janë larguar nga skena si ‘grup’ dhe kanë vazhduar karrierën e tyre si këngëtarë solo. Viti 2019 do të sjellë disa ndryshime në karrierën e tyre, pasi mesa duket, vëllezërit kanë vendosur të ‘bashkojnë forcat’ dhe të risjellin projekte të reja së bashku. Burimet për ‘UsWeekly’ thonë që djemtë gjithashtu kanë vendosur të ndryshojnë emrin e grupit në ‘Jonas’. Një tjetër konfirmim ka ardhur dhe nga ‘The Sun’. “Pas suksesit në karrierën solo dhe projektet e reja, të tre mendojnë se ka ardhur koha të rikthejnë grupin e tyre”, shkruan revista. Edhe pse nuk ka pasur asnjë reagim nga Nick, Joe apo Kevin Jonas, hapja e ‘Instagram-it’ të vjetër të grupit dhe postimi i fundit i Nick, janë prova të mjaftueshme./revistawho.com

View this post on Instagram

Weird flex but okay… #tbt

A post shared by Nick Jonas (@nickjonas) on