• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

VIP-at që emigruan, por u kthyen sërish më të fuqishëm se kurrë

Ishte një periudhë që të gjithë shqiptarët mendonin të krijonin një jetë më të mirë diku larg vendit të tyre. Kjo gjë ka ndodhur dhe me vipat, por disa prej tyre e kanë gjetur gjithmonë rrugën për t’u kthyer sërish dhe për më tepër me projekte të reja për publikun.

1. Aurela Gaçe ka qenë dhe është një nga këngëtaret më të vlerësuara dhe të dashura për publikun shqiptar. Ka fituar shumë çmime dhe ka sjellë shumë hite që i kanë rezistuar kohës, e megjithatë në vitin 2002 ajo u nis drejt Amerikës për një jetë më të mirë. Në Amerikë dhe jo vetëm, pati koncerte të panumërta dhe sigurisht sukses kudo që ajo shkonte, por në vitin 2006 pati një rikthim si e ftuar në ‘Kënga Magjike’ dhe që prej asaj periudhe Aurela nuk është larguar më.

2. Eli Fara një tjetër këngëtare shumë e dashur për ne. Ajo gjithashtu u largua drejt Shteteve të Bashkuara duke u bërë qytetare amerikane  por gjithsesi u kthye sërish në Shqipëri për koncertin e vitit 2007 bashkë më të bijën, Marinën. Është shprehur se ndihet më mirë në vendin e saj dhe më e vlerësuar.

3. Ledri Vula e nisi karrierën e tij në grupin Skillz e më pas u bë pjesë e grupit Babastars. Patën suksese dhe hite të njëpasnjëshme të mirëpritura nga rinia. Megjithatë në vitin 2012 ai vendosi të largohej nga Shqipëria drejt Amerikës për të patur një periudhë larg syrit të gazetarëve dhe për t’u përkushtuar më shumë në regjizurë. Kuptoi që muzika ishte ajo çfarë ai vërtetë donte të bënte, kështu që në vitin 2014 u kthye sërish me projekte akoma më të suksesshme.

4. Elvana Gjata është një këngëtare që gjithmonë ka sjellë diçka ndryshe për ne dhe është mirëpritur. Ka qenë pjesë e grupit ‘Threedots’ e megjithatë pati një shkëputje për t’u larguar nga vendi dhe për t’ju dedikuar tregut ndërkombëtar. Edhe pse projektet që realizoi ishin të suksesshme ajo u kthye sërish në atdhe me koncerte dhe këngë të reja, ku sigurisht u vlerësua më shumë.

5. Dafina Zeqiri pavarësisht se është rritur në Suedi, projektet e para i solli për publikun shqiptar. Pas shumë vitesh sukses edhe ajo provoi të hynte në tregun ndërkombëtar dhe solli bashkëpunime me emra të njohur. Por sigurisht Dafina u kthye në Shqipëri dhe solli hite të tjera të njëpasnjëshme.

6. Eni Koçi është e njohur për bukurinë e saj, për zërin dhe për këngët shumë të pëlqyera nga të gjithë. Megjithatë edhe pse pati shumë sukses në çdo projekt të saj, Eni vendosi të bënte një pushim të shkurtër nga fama dhe iu dedikua mbarimit të studimeve jashtë shtetitt. Kjo nuk zgjati shumë, dhe ajo u kthye me bashkëpunime dhe suksese të tjera në tregun muzikor.