• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Viola Spiro përlotet në emision, surprizohet në mënyrën më të bukur nga nëna e saj

Viola Spiro ishte e ftuar sepciale ditën e sotme në emision “Rudina”. Moderatorja sportive promovoi librin më të ri të nënës së saj, Brunilda, të titulluar “Dashuritë e mia”. Viola tregoi se nëna dhe babai i saj prej gati tre vitesh tashmë jetojnë në SHBA dhe ajo e ndjen shumë mungesën e tyre. Moderatorja ka thënë se mbi të gjitha atë e merr malli për nënën e saj, me të cilën ka një lidhje shumë speciale. “Më merr malli për të sigurisht, se nuk e kam afër ta prekë dhe të qetësohem me erën e saj, por flasim gjithmonë. Do shkoj së shpejti t’i vizitoj. Edhe mami është përshtatur shumë mirë atje. Është në kolegj, është në punë, ka shkuar për të qëndruar pak pranë nënës, motrës, familjes së saj. Megjithatë unë i them mendo sikur je me studime, sepse e merr malli për ne”, ka thënë Viola. Ndër të tjera ajo ka treguar se asaj vetë nuk i pëlqen të jetojë në Amerikë, sepse ka ndërtuar diçka në Shqipëri dhe ndihet mirë. Në fund të emisionit moderatorja është përlotur pas një video, në të cilën nëna e saj recitonte poezinë të cilën ja ka dedikuar Violës në librin e saj. Spiro ka treguar se e ëma ja ka dedikuar poezinë në ditën e ditëlindjes dhe se nuk e priste një surprizë të tillë prej saj. /revistawho.com