Ish-velina e “Fiksit” Viola Spiro është duke e shijuar këtë kohë larg ekranit. Ajo po vazhdon studimet e sigurisht edhe lidhjen e saj të dashurisë, me një djalë që preferon ta mbajë sa më shumë të fshehur. “Lidhja ime po ecën shumë mirë dhe jam e lumtur,” është shprehur Spiro për “Bluetooth”duke dhënë vetëm pak detaje rreth partnerit të saj misterioz. “Është moshatar me mua dhe jeton në Shqipëri, pavarësisht lëvizjeve të shumta që bën,” ka thënë ajo. E pyetur për planet e tyre në çift dhe për ndonjë martesë të mundshme, Viola është përgjigjur se një gjë e tillë është ende e largët duke qenë se ata kanë vetëm pak muaj që kanë nisur romancën e tyre. “Po shijojmë lidhjen dhe dashurinë,” është shprehur ajo duke shtuar se pas diplomimit nëmaster në degën “E drejtë biznesi”, mezi pret të shijojë pushimet në krah të të dashurit të ri.