• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

VIDEO/ Sulmohen shtëpitë e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner në Kaliforni

Një person ka tentuar të hyjë me dhunë në shtëpitë e dy motrave më të famshme në SHBA, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Personi i panjohur u kap nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e Kylie në Hidden Hills në Kaliforni të hënën në mëngjes dhe i njëjti u pa më pas në shtëpinë ku Kim jeton me burrin e saj, Kanye West.

Pamjet e publikuara nga TMZ shfaqin hajdutin në kopshtin e Kylie, duke kërkuar diçka përpara se të futet brenda. Po ashtu edhe pamjet e marra nga prona e Kim tregojnë të njëjtin person që po kërkonte diçka në kutinë e saj postare, por që më pas u arratis kur ekipi i saj i sigurisë e vuri re. Këto incidente janë shqetësuese për familjen Kardashian-Jenner, pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur.

Kjo do të thotë se askush nuk vjen asnjëherë nga rruga e tyre. Kim u grabit në vitin 2016 kur hajdutë të armatosur hynë në apartamentin e saj në Paris dhe i grabitën asaj gjëra shumë të vlefshme, përfshirë edhe një unazë prej 4 milionë funtash që ishte dhuratë nga bashkëshorti i saj./revistawho.com