• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Victoria dhe David u japin fund njëherë e mirë thashethemeve, shfaqen të lumtur si kurrë më parë me njëri-tjetrin

Javën e fundit, Victoria Beckham reagoi më ashpër se kurrë më parë ndaj thashethemeve për ndarjen e saj me David. Ajo tha se është kthyer në një situatë shumë frustruese, megjithatë gjithçka ja lë në dorë skuadrës së saj të marrëdhënieve me publikun. Gjithsesi edhe vetë çifti i njohur ka vendosur t’u japë fund njëherë e mirë fjalëve, duke u shfaqur të lumtur si kurrë më parë përkrah njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme Victoria prezantoi bashkëpunimin e saj me firmën e njohur ‘Reebok’ dhe David dukej shumë krenar për partneren e tij.

Përpara se të fillonte eventi ata u shfaqën të kapur përdore dhe të buzëqeshur. Ashtu si çdo herë tjetër çifti i njohur nuk zhgënjyen askënd, sepse ishin të veshur me shumë stil dhe shije. /revistawho.com