Victoria Beckham ka mbajtur së fundmi shfaqjen e saj të radhës së modës në Londër. Në këtë sfilatë nuk kanë munguar të gjithë të apasionuarit pas modës, por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë David dhe 3 fëmijët e tyre të cilët gjendeshin në rresht të parë për të suportuar Victorias. David Beckham, dukej i lumtur që po mbështeste punën e gruas së tij.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që familja Beckahm vendos ta përkrahë në këtë formë Victorian në angazhimet e saj të ndryshme në modë. Familja e njohur është fotografuar në momente të ndryshme teksa kanë organizuar disa nga eventet më të rëndësishme të stilistes së njohur./revistawho.com