• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Victoria Beckham e pranon hapur: Kisha frikë për lidhjen me David në 20-vjetorin e martesës

Në korrik të këtij viti Victoria dhe David Beckham festuan 20-vjetorin e martesës së tyre. Çifti i njohur vendosën që këtë përvjetor ta celebronin në qytetin e dashurisë, në Paris. Pavarësisht se udhëtimi i tyre romantik dukej aq i bukur, Victoria ka treguar publikisht se kishte frikë se ajo dhe David nuk do të kishin për çfarë të flisnin së bashku.

Ajo ka treguar për revistën “The Telegraph” se mendonte se nuk kishte asnjë ide për çfarë mund të diskutonte me partnerin pa praninë e 4 fëmijëve të tyre. “I thashë David, “Çfarë do i themi njëri-tjetrit kur të jemi vetëm?’. Por ne folëm dhe qeshëm gjithë kohës dhe madje nuk folëm për fëmijët apo punën”, ka treguar Victoria. Ajo ka shtuar se ata të dy kanë shumë sens humori dhe se kjo gjë do i ndihmojë kur fëmijët të largohen të gjithë. Çifti i njohur kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni spektakolare në vitin 1999 dhe i gjithë organizimi kushtoi 800 mijë paund. Victoria dhe David shpesh janë përfolur edhe për krizë në marrëdhënie, por ata kanë ditur gjithmonë si ta mbajnë gjallë lidhjen e tyre për kaq vite me radhë. /revistawho.com