• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vetëm 4 muajsh, Zëri i uron Gjikos ditën e baballarëve me këngën e tij

Me rastin e ditës së baballarëve nuk kishte se si të mungonte dhe urimi i një prej vogëlushëve më të ‘famshëm’ të momentit, Zërit. Ndonëse vetëm 4 muajsh, Zëri ka filluar të kuptojë dhe të lëvizë me këngët e babit, reperit Gjiko.Ka qenë moderatorja Elita Rudi, ajo që ka publikuar një video në ‘Instagram’, ku shfaqet i vogli duke lëvizur në ritmet e muzikës dhe belbëzuar. Elita e ka shoqëruar me disa fjalë të ëmbla dhe tepër prekëse që çdo baba do të donte t’i dëgjonte.

‘Gëzuar ditën e babait mbretit të kështjellës sonë. Faleminderit për qëndrimin gjithë këtë kohë në shtëpi me ne, duke më ndihmuar  mua që të mos ketë depresion pas lindjes dhe duke ndihmuar fëmijën tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tij. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës dhe tani ti je i lirë të shkosh dhe të djegësh verën me muzikën tënde, unë dhe Zëri jemi fansat e tu më të mëdhenj dhe kjo është muzika jonë e preferuar. Ne të duam, babi më i mirë në botë’, shkruan Rudi.

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër të çiftet më të dashura të publikut, që nga çasti kur publikuan lidhjen e tyre, e deri në ditët e sotme, prindër të Zërit./revistawho.com