• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Veseli i ‘Big Brother’ rrëfen historinë e jashtëzakonshme: Kam jetuar me nënën time dhe me gruan e parë të babait

Vesel Kurtishaj, i njohur nga spektakli ‘Big Brother’ ka qenë i ftuari i radhës në programin e pasdites ‘Rudina’. Prej kohësh, ai ka qenë larg vëmendjes mediatike duke mos pranuar të dalë në intervista dhe për këtë detaj pranon që ka qenë një zgjedhje personale, pasi është lodhur nga gjërat e pavërteta që shkruanin për të.

Gjatë bisedës, Veseli foli edhe për jetën e tij familjare dhe zbuloi historinë shumë të veçantë të jetës së tij, e cila mbi të gjitha transmeton mesazh të fortë. “Babai im më ka lënë në moshën 7-vjeçare pasi ndërroi jetë. Unë kam jetuar me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime, nënën time dhe gruan e parë të tim ati. Këtë të fundit e kam quajtur gjithmonë gjyshe dhe si të tillë e kam njohur sepse më ka dhuruar shumë dashuri gjithmonë. Shpesh na thotë që e kemi bërë të lumtur. Mami im është shumë e re, është në mos gaboj 8 apo 9 vite më e re se vajza që ka pasur babai im me gruan e parë. Ne jemi shumë të lumtur, nëna ime dhe gjyshja më kanë mbështetur gjithë jetën time dhe jeta me to është më e lehtë”,-rrëfen Veseli.

Më tej ai rrëfeu edhe disa detaje për jetën personale duke theksuar se është beqar dhe aktualisht është fokusuar tek karriera./revsitawho.com