• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vesa Luma kthehet pas në kohë, zbulon fotot e papublikuara nga dasma me Big Bastën

Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të dashur të ‘showbiz-it’ shqiptar dhe kjo për shkak të jetëgjatësisë së marrëdhënies së tyre. Ndonëse shpeshherë kanë qëndruar larg njëri-tjetrit për shkak të punëve dhe angazhimeve individuale, dyshja nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht dashurinë e tyre.

Së fundmi ka qenë Vesa ajo e cila është kthyer pas në kohë duke publikuar një sërë fotosh nga dasma me reperin e njohur. Në to dallohet Luma e veshur me fustan të bardhë me dorashka dhe kapele në kokë, duke dhënë pamjen e një nuseje mjaft ekstravagante, ndërsa Big-u me kostumin e zi të dhëndrit.

Me siguri këto foto e kanë kthyer pas në kohë Vesën duke i sjellë në mend kujtimet më të ëmbla nga ai moment special. Aktualisht këngëtarja ndodhet në Zelandën e Re së bashku me Big-un dhe djalin e tyre të vogël, Lian./revistawho.com