• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vesa Luma jep lajmin më të bukur, së shpejti në një bashkëpunim me shqiptaren me famë botërore

Njomza është një nga shqiptaret që na ka bërë krenar të gjithëve me suksesin dhe famën që ka fituar vitet e fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka realizuar disa këngë që janë pëlqyer shumë, diçka që i ka ofruar mundësinë për të performuar në vende të ndryshme të botës. Së fundmi Njomza ka qenë e pranishme në Zelandën e Re për të dhënë një koncert, ku ka qenë e pranishme edhe Vesa Luma, që jeton prej pak kohësh atje. Vesa e ka takuar nga afër Njomzën dhe dy shqiptaret kanë realizuar një foto së bashku.

Por më e rëndësishmja është se ato të dyja do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për një këngë. Këtë gjë e ka treguar vetë Luma në një postim të bërë në ‘Instagram’. Në fotografinë përkrah Njomzës, Vesa ka shkruar: “Çfarë mbrëmje! Njomza ishe e mahnitshme! Çfarë zëri, çfarë performance! Shumë krenare për ty! Po pres me padurim për këngën tonë! Po, ajo do të shkruajë një këngë për mua, ky është lajmi”. Njomza e ka nisur karrierën në muzikë në një moshë shumë të vogël dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur në mbarë botën si Ariana Grande apo Mac Miller. Kujtojmë se këtë vit ajo ishte e pranishme edhe në festivalin më të madh të organizuar në Kosovë, “Sunny Hill Festival”. /revistawho.com