Lian është vogëlushi i dyshes së njohur të ekranit, Vesa Luma dhe Big Basta. Prej disa kohësh ata janë shkëputur nga Shqipëria për të jetuar në Zelandën e Re, por nuk e kanë harruar asnjëherë vendlindjen. Këtë gjë mundohen që t’ia mësojnë edhe djalit të tyre. Lianin e kemi dëgjuar më parë të këndojë himnin kombëtar në një moshë fare të vogël dhe tani ka ardhur radha e këngëve patriotike.
Në një video të publikuar nga mami Vesa, ai shfaqet teksa këndon vargjet e këngës “Lule Velo partizani”. Teksa kënga del nga goja e tij bëhet më e bukur nga sa është dhe kjo video është ajo që ju duhet për të nisur ditën./revistawho.com