• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Veprimi i radhës i Miley Cyrus i nervozon të gjithë, fansat i kundërvihen menjëherë

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ një foto ku duket se ka pozuar në një pemë. Ajo çfarë ka nxitur reagime tek të gjithë fansat e saj ka qenë fakti se ajo ka hipur në një pemë të rrallë që quhet ‘Joshua’.
Ndjekësit e 26-vjeçares kanë lënë një sërë komentesh negative, duke i kërkuar që mos të dëmtojë një pemë të tillë. Ata janë shprehur se këto pemë janë ruajtur për gjenerata të tëra dhe një figurë publike si Cyrus, duhet të jetë një shembull i mirë për të gjithë, në mënyrë që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e kësaj peme. Fansat e saj insistuan gjithashtu që këngëtarja ta fshinte foton nga rrjetet e saj sociale.


Kujtojmë se Miley ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të gjesteve të saj aspak të pranueshme nga publiku./revistawho.com