• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Venera Lumani: Nuk jam shtatzënë, planet për martesë janë të largëta

Bukuroshja dhe vokalistja që do të shoqëroj Eneda Tarifën në Eurovizion, rrëfen për herë të parë emocionet e asaj skene, ëndrrën që një ditë do të jetë ajo zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë, dhe sigurisht projektet artistike që do ta ndjekin gjatë kësaj pranvere. “Po shkoj të mësohem me skenën e Eurovizionit dhe uroj që herën tjetër të shkoj unë vetë”, tregon Venera për gazetën “Shqiptare”. Në këtë rrëfim ajo ndalet edhe tek lidhja e saj me këngëtarin Lind Islami, ku kategorikisht mohon që po ret një fëmijë, dhe planet për martesë janë shumë larg. “Jo është turp, nuk jam, jo”, pohon Venera.