• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Venera dhe Lindi i thonë njëri-tjetrit ‘thjesht të du’ me këtë video

Kënga më e fundit nga Flori Mumajesi me titull ‘Thjesht të du’, u kthye menjëherë në hit që prej publikimit në kanalin e ‘Youtube’. Vetëm në 24 orët e para, kënga arriti të numëronte 1 milionë klikime duke treguar kështu suksesin e madh të saj.

Së fundmi ka qenë dyshja e njohur, Venera dhe Lind të cilët kanë sjellë një cover të kësaj kënge. Në ambientet e shtëpisë, me një kitarë dhe batanijen mbuluar, çifti ka kënduar në mënyrën më të ëmbël ‘Thjesht të du’.

Menjëherë pas këtij momenti, kanë qenë të ndryshme reagimet e ndjekësve të cilët kanë cituar se Lindi dhe Venera duken mjaft bukur në këtë video./revistawho.com