• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vëllezërit Jonas zbulojnë më shumë sekrete të familjes

Grupi ‘Jonas Brothers’ u rikthye në skenë me këngën ‘Sucker’, pas 6 vitesh karriere solo. Sigurisht, ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe nuk mund t’i shpëtonin programit të James Cordon ‘The Late Late Show’. James i ka detyruar këngëtarët të marrin pjesë në një lojë me makinerinë e së vërtetës dhe kështu Joe, Nick dhe Kevin Jonas janë detyruar të zbulojnë disa nga sekretet e familjes. Fillimisht Joe pranoi që Kevin ishte vëllai që e acaronte më shumë, gjë që u aprovua nga djemtë. Nick pranoi se në një moment, i kishin ardhur në majë të hundës festat e zgjatura të martesës me Priyanka Chopra. Ai gjithashtu u shpreh se nuk mendonte që ishte këngëtar më i mirë se vëllezërit e tij, gjë që ishte një gënjeshtër (sipas makinerisë). Joe gënjeu përsa i përket marrëdhënies me kunatat e tij, pasi tha që asnjëra nga ato nuk e acaronte. Kujtojmë që Joe së shpejti do të ecë drejt altarit me aktoren Sophie Turner./revistawho.com