• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vdekja e Prince, merret në pyetje doktori

Detektivët në Minesota kanë marrë në pyetje një doktor, i cili e ka kontrolluar këngëtarin tashmë të ndjerë Prince dy herë në javët para se ai të vdiste.
BBC shkruan se një urdhër policor ka zbuluar po ashtu se doktori Michael Schulenberg ia ka shkruar recetën e barnave Princit me 20 prill, vetëm një ditë para se ai të vdiste.

Por policia nuk ka treguar se cfarë përmbante përshkrimi i doktorit, apo nëse Princi i ka marrë ilaçet atë ditë.

Policia po ashtu e ka kryer edhe një kontroll në shtëpinë e yllit të Mineapolisit dhe ka konfiskuar historinë mjekësore nga spitali ku doktori Schlenberg punonte.

Zyrtarët kanë thënë për mediat amerikane se ilaçe qetësuese ishin në posedimin e Princit pas vdekjes së tij të papritur.

Por, është e paqartë se çfarë roli, nëse kanë pasur ndonjë, kanë mundur të luajnë ato ilaçe.

Rezultatet e një autopsie të 57 vjeçarit e kanë ulur mundësinë që Princi të këtë kryer vetëvrasje.

Ndërsa, rezultatet e plota të autopsisë mund të marrin javë të tera për t’u publikuar, sipas një mjeku. /Gazeta Express/