• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Valdrin Sahiti merr vëmendjen e mediave turke, puna e tij shfaqet në kanalin e njohur

Tashmë nuk është e panjohur që puna e Valdrin Sahiti është e famshme edhe përtej kufijve shqiptarë. Fustanet e tij kanë mbërritur deri në tapetin e kuq të çmimeve “Oscar”, dhe po ashtu një nga stilimet e tij e ka veshur reperja e famshme, Cardi B. Por nuk ndalon këtu. Së fundmi, punimet e stilistit do të jenë në fokusin e emisionit turk, në kanalin e e njohur Star.  Ky emision prezantohet nga ish-modelja turke, Tulin Sahin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Valdrini, përmes postimit në “Instastory”, ku shfaqen momente nga sfilata e “Class Fashion Show”, në të cilën stilisti prezantoi disa nga punimet e tij.