• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vajzë me emrin Diana apo djalë me emrin Artur? Fansat fillojnë aludimet për emrin e bebes së Meghan Markle

Ashtu siç është thënë dhe më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të bëhen prindër në muajin prill. Të gjithë fansat janë shumë kuriozë dhe të emocionuar dhe që tani, kanë filluar të aludojnë mbi emrin që do t’i vendosin fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë. Nëse do të jetë djalë, emri i preferuar deri tani është Arthur, nëse është vajzë, shumica pret që Princi dhe dukesha të nderojnë Princeshë Dianën dhe t’i vendosin vajzës emrin e saj. Edhe emri Alice është në listën e preferuar të mbretërorëve. “Do të vija bast më tepër në emrin Victoria, sepse do ta thërrisnim Tori”, ka thënë një turiste që qëndronte jashtë pallatit të Buckingham. Sigurisht nuk ka pasur asnjë reagim nga familja mbretërore, por të gjithë po presin me pa durim të marrin vesh detaje të reja./revistawho.com