• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vajza që u lëndua nga aksidenti me Princ Philip tregon të vërtetën: Askush nuk ka kërkuar falje

Përpara pak ditësh, mori vëmendje aksidenti që pësoi Princ Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth. Ai përplasi makinën e tij me një makinë tjetër, në të cilën ndodheshin dy zonja dhe një fëmijë. Njëra prej tyre ka pësuar thyerje në kyçin e dorës, ndërsa fëmija dhe drejtuesja e automjetit nuk janë dëmtuar. Mediat kanë kontaktuar me burime pranë pallatit për të marrë një konfirmim nëse zonja në fjalë ka pasur kontakt me ndonjë person nga pallati për ngjarjen në fjalë dhe zyrtarët janë shprehur se e kanë telefonuar dhe i kanë kërkuar falje. Në të vërtetë vajza e lënduar ka deklaruar të kundërtën. E kontaktuar nga ‘Sunday Express’ ajo është shprehur se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga pallati as për të kërkuar ndjesë e as për të uruar shërim të shpejtë. Ajo ka thënë se ndihet e refuzuar dhe e injoruar nga familja mbretërore. Pritet ende një reagim nga pallati për këtë deklaratë të fortë./revistawho.com