• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajza nga Kosova shpallet Miss New York USA 2019, zbuloni cila është ajo

Mbrëmjen që lamë pas është mbajtur finalja e kompeticionit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA, Miss New York USA 2019.

Fituese është shpallur Florinda Kajtazi, bukuroshja me origjinë shqiptare, e cila konkurroi mes shumë vajzave të tjera.

 

Ajo do të përfaqësojë New York-un në edicionin e 68-të të Miss USA, kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara ta Amerikës.

Florinda është 27 vjeç dhe jeton në New York prej vitesh. Bukuroshja kosovare ka marrë pjesë në disa kompeticione bukurie ku ka rënë në sy dhe është nderuar me çmime të ndryshme./revistawho.com