• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vajza e vogël e Aurela Gaçes sjell një version të ri të ‘Xhamadani vija vija’

Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka ndarë mbrëmjen e sotme një nga videot më të ëmbla të vogëlushes së saj, Abigail, e cila duket se ka trashëguar të njëjtin talent si mami.

Në video, Abi këndon këngën ‘Xhamadani vija vija’, teksa luan në kitarë dhe qëron manderina.

“O gojëëmbla ime. Kitarën e kemi në vend të çiftelisë në këtë rast. Qërojmë manderina ndërkohë”, ka shkruar Aurela krah postimit më të fundit në ‘Instagram’, duke shtuar se ky është një version i ri i këngës së njohur.

Edhe më parë Gaçe ka publikuar video të ndryshme, duke ndarë me të gjithë fansat pak nga përditshmëria me vajzat dhe që ato gëzojnë njëjtë si mami. Vajza e madhe e Aurelës, Grace ka zbuluar se ka të njëjtin pasion për stërvitjen dhe sportet ashtu si këngëtarja e njohur, pasi e shoqëron shpesh në ato ambiente.

Me siguri artistja e dashur e publikut shqiptar duhet të ndihet shumë e lumtur, teksa sheh se si vajzat rriten dita ditës dhe huazojnë nga ajo shumë talente./revistawho.com

CLOSE
CLOSE