• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Unë të kam ty”, Kejsi Tola merr urimin më të veçantë nga këngëtarja e njohur

Ditën e sotme këngëtarja e njohur, Kejsi Tola feston ditëlindjen e saj 27-të. Në këtë ditë të veçantë të këngëtares, kanë mbërritur urime të ndryshme në llogarinë e saj në ‘Instagram’, nga të gjithë dashamirësit, ndjekësit dhe miqtë e saj.

Një ndër urimet në të bukura që Kejsi ka marrë ka qenë dhe ai i mikes së saj, Orgesa Zaimi, e cila ka zgjedhur ta urojë me një bashkim fotosh në periudha të ndryshme të vajzave, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen maçok. Unë të kam ty”.

Në foton e publikuar në ‘Instastory’ dallohen momentet më të veçanta të vajzave që prej pjesëmarrjes së tyre në programin ‘Ethet e së premtes’ e deri në koncertet e ndryshme të dhëna në ditët e sotme. Mesa duket miqësia e nisur shumë vite më parë nga një kompeticion, duket se forcohet akoma më shumë me kalimin e viteve./revistawho.com

CLOSE
CLOSE