• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U zhduk nga ekrani 1 muaj më parë, familjarët nisin ‘luftën’ për të rikthyer Rina Balajn

Pak kohë më parë, reperja Rina Balaj u zhduk nga rrjetet sociale, duke i mbyllur të gjitha. Pak kohë më vonë ‘Instagrami’ i saj u rihap në emër të kompanisë që e menaxhonte Rinën. Ata u shprehën se ishte zgjedhja e saj të largohej nga muzika dhe se rrjetet sociale i përkisnin atyre. Mirëpo një muaj më vonë, familjarët e Rinës kërkojnë t’i rikthejnë asaj ‘Instagram-in’. “Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja Rina Balaj dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë”, shkruhet në peticion e familjarëve të saj. Për t’u arritur kjo kërkohen 7500 nënshkrime dhe deri tani janë arritur mbi 5000. Duket se tashmë çdo gjë po shkon në rrugën e duhur për Rinën.