• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se po kalon pushimet me Kiara Titon, Butrint Imeri zbulon fytyrën e vajzës që po e shoqëron

Prej pak ditësh Butrint Imeri po kalon pushimet në Greqi dhe nga videot e publikuara në rrjete sociale dukej se atë po e shoqëronte një vajzë. Disa media rozë nisën të aludonin se bashkë me të ndodhet Kiara Tito, duke qenë se edhe moderatorja po pushon në Greqi.

Disa detaje nga videot e tyre dukeshin mjaft të ngjashme, ndaj shumë dyshuan se ata po pushonin bashkë. Por me anë të një video të publikuar së fundmi Butrinti i ka hedhur poshtë të gjitha fjalët. Ai ka publikuar një imazh, në të cilën shihet se në tavolinë përballë tij është e ulur një vajzë.

Këngëtari ka publikuar portretin e saj të plotë, por nuk e ka zbuluar emrin e vajzës brune.

Nuk dihet se çfarë e bashkon Butrintin me vajzën në fjalë, por nga fotot dhe videot në rrjete sociale kuptohet se ata po kalojnë ditët më të bukura me njëri-tjetrin. Butrint Imeri është përfolur gjatë për një histori të mundshme dashurie me Kiara Titon, por këto imazhe të fundit vërtetojnë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi. /revistawho.com