• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se janë ndarë, zbulohen planet e afërta të Luanës me partnerin  

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë përfolur për një lidhje prej shumë kohësh. Megjithëse janë fotografuar shpesh së bashku, asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, duke lënë gjithçka në hije. Së fundmi kanë qarkulluar edhe lajme për një ndarje të mundshme të çiftit, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, por sipas ‘Gazeta Shqiptare’, është krejt e kundërta.

Rezultate imazhesh për luana dhe krenar cocaj

Sipas burimeve të tyre, Luana dhe Krenari janë më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë, madje pritet që të jenë bashkë në koncertin që do të organizohet në Zvicër me rastin e pavarësisë së Kosovës. “Çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të japë një koncert për pavarësinë e Kosovës dhe së bashku do shijojnë edhe disa ditë pushimi”,-është shprehur burimi në fjalë. Pavarësisht kësaj deklarate, moderatorja dhe partneri i saj duket se do vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje për lidhjen e tyre./revistawho.com