• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se janë ndarë, Young Zerka flet për raportin me Ronela Hajatin

Lidhja e dashurisë mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës nuk u konfirmua kurrë, ndonëse ata shfaqeshin kudo së bashku. Mirëpo, pak ditë më parë në mediat rozë qarkulluan lajme se dyshja ishte ndarë përfundimisht. Së fundmi, i ftuar në ‘Prive’ Young Zerka u pyet në lidhje me këto lajme që kanë bërë xhiron e rrjetit.

‘Ideja është se kurrë nuk kam dashur të përdor këtë imazhin e tillë që do jem i lidhur dhe do bëj pak zhurmë, plus nuk kam dashur t’ia prish shkëlqimin këtyre artistave të tjerë që bëjnë këtë zhurmën me të dashurën. Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, po e shikoni, po vij me gjëra të reja, shumë ndryshe’, tha Zerka. ‘Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që no-comment. Vazhdojmë te kënga e radhës’, shtoi ai.

Kujtojmë që dyshja ka realizuar edhe disa duete, të cilat janë kthyer në hite të menjëhershme si ‘Syn i jemi’ apo ‘Diamanta’./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE