• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U tha se janë ndarë pas 3 vitesh martesë, partneri i Rudina Dembacaj zbulon të vërtetën

Rudina Dembaja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit për shkak të një ndarje të mundshme të saj dhe bashkëshortit. Në mediat rozë u tha se aktorja i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Aleksandër Varfaj pas 3 vitesh martesë. Rudina nuk ka publikuar asnjë foto me partnerin kohët e fundit dhe në disa imazhe të postuara në rrjete sociale fansat kanë vënë re se asaj i mungon unaza e martesës. Mjaftuan këto shenja për të ngritur dyshime për divorc, që siç duket nuk është aspak i vërtetë. Vetë bashkëshorti i Rudinës ka vendosur të reagojë përmes një postimi në rrjete sociale e të tregojë si qëndron e vërteta. Aleksandri ka publikuar në ‘Instagram’ një video ku shihet Rudina duke luajtur së bashku me vajzën e tyre Viktorian. Këtë video ai e ka shoqëruar me dy zemra, duke treguar se gjithçka po shkon më së miri mes tij dhe aktores.

Ndërkohë vetë Rudina nuk ka preferuar ta komentojë këtë çështje, por këto imazhe mjaftojnë për të thënë se ajo vazhdon të ketë një jetë të lumtur familjare. /revistawho.com