• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

U tha se ishte shtatzënë, Marina Vjollca reagon për herë të parë

Pasi qëndruan disa ditë në Londër, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shkuan drejt ishullit Barbados, duke nisur kështu pushimet e sezonit veror. Çifti ka ndarë disa foto dhe video me fansat e tyre në ‘Instagram’, mirëpo ajo që është komentuar më shumë ka qenë Marina. Prej disa ditësh, nëpër portale është thënë se moderatorja mund të jetë shtatzënë, kjo për shkak se në fotot e publikuara, ajo pozon gjithmonë me një dorë tek barku, duke u përjekur në një farë mënyre ta mbulojë atë. Marina dhe Getoari kishin vendosur të qëndronin në heshtje, mirëpo së fundmi, Marina publikoi një foto ku këtë herë mbante një dorë në kokë dhe një fanse i shkruan: “Po tani që ke vënë duart në kokë çfarë do shkruajnë? Që ke dhimbje koke”, ndërsa Marina, e cila duket se është dakord me atë që thotë ndjekësja, ia kthen me një fjalë. “Fiks”, shkruan ajo, duke e shoqëruar me një ‘emoji’ të dy duarve që duartrokasin. Në një farë mënyre, moderatorja sapo hodhi poshtë të gjithë thashethemet në lidhje me shtatzëninë e saj. Që pas ‘C’est la vie’, Marina duket se po qëndron pak kohë larg televizionit, megjithatë është përfolur se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja./revistawho.com

View this post on Instagram

💛

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on