Ditën e sotme, lajmi se Orinda Huta do të largohej nga ‘Tv Klan’ bëri bujë në portalet shqiptare. ‘TiranaPost.al’ publikoi disa foto ku moderatorja dukej bashkë me drejtoren e Teatrit të Operës, Zana Çelën. Sipas tyre, ky takim nuk kishte të bënte me emisionin ‘Jo Vetëm Modë’ që Orinda drejton, por me një projekt të ri më të rëndësishëm. Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi disa burime i thanë ‘RevistaWho.com’ se Orinda do të drejtojë festivalin operistik, ‘Marie Kraja’, i cili do të organizohet në datat 18,19 dhe 20 prill në Tiranë. Flitet se Zana Çela këtë herë do t’ia besojë drejtimin bukuroshes me sytë e shkruar. Orinda tashmë ka vite që ushtron profesionin e moderatores dhe e ka vërtetuar që është e zonja në këtë fushë, megjithatë pritet të ketë një konfirmim nga vetë moderatorja për këtë projekt./revistawho.com