Zjarri që shkrumboi katedralen ‘Notre Dame’ ditën e djeshme, ishte kryefjala e mediave në të gjithë botën. Të gjithë u solidarizuan me humbjen e madhe për kulturën dhe artin dhe reagimet qenë nga më prekëset. Pasi flakët u shuan, të gjithë po diskutonin nëse do arrihet që katedralja të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Epo nuk duhet të keni më dyshime për këtë gjë!
Një miliarder francez ka ofruar 226 milionë dollarë për të kontribuar në rindërtimin e ‘Notre Dame’. Udhëheqësi i perandorisë ‘LVMH Group’ ka në pronësi markat: ‘Louis Vuitton’, ‘Dior’, ‘Celine’, ‘Marc Jacobs’, ‘Sephora’, ‘Bulgari’, etj, ndërsa pasuria në total e Arnault sipas ‘Forbes’ arrin shifrat e 91.6 miliardë dollarëve.
Më herët, bashkëshorti i aktores të njohur Salma Hayek ka dhuruar 113 milionë dollarë për të njëjtin qëllim. Siç duket ‘Notre Dame’ do rikthehet shumë shpejt në gjendjen e mëparshme. /revistawho.com