• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U shfaq në formë perfekte pas lindjes, Kylie Jenner zbulon sekretin e saj

Pas lindjes së Stormit, Kylie Jenner e pranoi se trupi i saj ndryshoi shumë, por 1 vit më pas u kthye sërish në formë perfekte. Pak ditë më parë ajo publikoi një video në të cilën shihej me barkun e sheshtë dhe tregoi se ishte shumë krenare për këtë gjë. Së fundmi gjatë një video “live” në “Instagram”, Kylie ka zbuluar për të gjithë ndjekësit se si ja doli mbanë të rifitonte linjat e saj trupore.

Ajo ka treguar se e gjitha ka të bëjë me dietën që ndjek dhe se pas lindjes së Stormit asaj ju desh të hiqte dorë nga karbohidratet e preferuara dhe ushqimet e mbushura me djathë. “Ndonjëherë unë ha si e çmendur. Çdo gjë që dua, pica, makarona, djathë. Për të mos pasur më probleme me trupin i hoqa këto produkte nga dieta dhe fillova të ushqehesha më mirë. Mendoj se ky është truku që unë kam përdorur”, – ka shpjeguar Kylie. Ajo ka shtuar se kjo kërkon kohë dhe durim njëkohësisht. Tashmë që Kylie e zbuloi sekretin e saj, të gjitha nënat që kanë të njëjtin problem me të mund të mësojnë diçka prej 21-vjeçares. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE