• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U përfolën për krizë mes tyre, Marina shuan zërat me një foto krah Getoarit

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë komentuar së fundmi për një krizë në marrëdhënien e tyre, nën aludimet se shkak është bërë puna e moderatores.

Megjithatë, çifti i njohur ka vendosur që të shuajë zërat me anë të një fotoje.

Pak minuta më parë Marina Vjollca ka bërë një postim në “Instagram”  ku shfaqet në prehrin e Getoarit, duke dhënë mesazhin se lidhja e tyre vazhdon mjaft e fortë.

Marina dhe Getoari janë një nga çiftet më simpatike të ekranit. Ata i dhanë fund beqarisë  dy vite më parë në një ceremoni madhështore.