Këngëtari Gent Fatali është diskutuar kohët e fundit për marrëdhëniet e tij të dashurisë. Fotot e publikuara në rrjetet sociale kanë bërë, që të shtohen dyshimet. Mirëpo i pyetur nga“Prive”, Gent Fatali ka thënë se vajza me të cilën është fotografuar, është kushërira e tij. Ai madje deklaroi se është single dhe nuk ka marrëdhënie me askënd tani për tani.
Por burime të njëta thonë se këngëtari është në një lidhje, edhe pse nuk e pranon. Kujtojmë se Fatali është tepër aktiv në skenën muzikore me klipet e tij të herë pas herëshme. /revistawho.com