• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U njohën gjatë tërmetit, gazetarët kanë një kërkesë për pjesëtaren e fundit të familjes Popi

Gazetarët e redaksisë së lajmeve të “Top channel” Muhamed Veliu, Anila Hoxha dhe Andi Bora kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” pasi kishin një kërkesë për një një nga banoret e qytetit të Durrësit, banesa e së cilës u shpall e pabanueshme. Kjo ishte historia zonjës Ermioni Popa, e fundit e familjes së saj, e cila pushtoi mediat me lajmin që nuk pranonte të dilte nga shtëpia. Rezistenca e saj për të mos dalë, kuriozoi jo pak qytetarët.
Ermioni vjen nga një familja e njohur Popa, të parët që u futën në Ambasadën Italiane. Gjatë kohës së diktaturës familja e saj ishte persekutuar dhe internuar, madje Ermionit i ishte mohuar dhe e drejta për të ndjekur shkollën e lartë.
Gazetarët gjatë kohës së tërmetit ishin njohur me të dhe i kishin kërkuar disa herë që ajo të largohej nga banesa pasi jeta e saj ishtë në rrezik. Ermioni nuk i kishte dëgjuar kërkesat e gazetarëve dhe për këtë arsye ata kishin vendosur që këtë kërkesë t’ia drejtonin publikisht në programin “Dua të të bëj të lumtur” me shpresën se ajo do të ndërronte mendim. Pavarësisht kërkesës së tyre, Ermioni refuzoi që të largohej nga banesa. Dëshira e saj ishte të kishte një televizor dhe një dekoder që të mund të ndiqte lajmet dhe programet e saj të preferuara, dëshirë që u përmbush nga programi “Dua të të bëj të lumtur”./revistawho.com